TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 21:07

“Berisha është problemi i PD”, Roland Bejko: Luli po pati këllqe le të ngrihet!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha është problemi i PD”, Roland Bejko: Luli po pati

Demokrati Roland Bejko u shpreh se grupi i Lulzim Bashës nuk do të heqë dorë nga kauza që ka ngritur prej kohësh, ndërsa ritheksoi se është shumë e rëndësishme shkëputja nga Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Abcnews”, Bejko theksoi se PD-ja ka nevojë për lidership të ri, teksa theksoi se Rama dhe Berisha janë bashkë dhe nëse bie njëri, bien të dy. Më tej Bejko deklaroi se Basha duhet të gjejë kurajën për t’u ringritur.

Patëm ndihmën amerikanëve që na bëri të mundur vendosjen përballë dhe të tjerë që nuk janë bërë aktiv, ne vendosëm të qëndronim përballë berishizmin, për ta ndarë njëherë të shkuarën dhe gjithë modeli autoritar familjar dhe t’i jepnim një imazh modern. Ndoshta edhe profili që i dha Basha e mosdaljes mund të ketë qenë për të treguar këtë profil, por duke mos qenë i suksesshëm. Në 2017 ne kishim program, në 2021 dolëm me program. Unë mund të them që Monika e refuzoi koalicionin…Beteja jonë është me Edi Ramën, Sali Berisha është thjesht një problem aty që ka zënë një vend…Për Roland Bejkon Sali Berisha dhe Rama janë njësoj. Po ra njëri do të bjeri tjetri. Luli po pati këllqe le të ngrihet, nëse nuk ka këllqe të rri atje ku është, ose të ngrihet dikush tjetër. Por është hera e parë që ne nxjerrim një program të djathë, që përmban shtylla të rëndësishme”, tha ai.

Lini një Përgjigje