
Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për vendimin e marrë nga Gjykata Britanike për “non-gratan” e Berishës, tha se vendimi ishte i pritshëm .
Në një intervistë për emisionin '5 Pyetjet' në Report Tv, Spahiu deklaroi se gjykata britanike nuk ka për detyrim që t’i paraqesë Berishës provat për shpalljen e tij non-grata, pasi sipas tij ky është një vendim politik dhe vendi që e ka marrë e sheh atë person si rrezik për sigurinë e saj kombëtare.
“Mendoj që të gjitha ankesat e Berishës për problemin e tij non grata kanë qenë lëvizje taktike për kohë. Kohë për organizim në parti, kohë për zgjedhje, kohë për të shtyrë rradhën. Berisha ka qenë i qartë në rezultatin që pritej. Berisha fiton nëpër gjykatat shqiptare, por tani i është hapur precedent, ka humbur në Francë, në një komision Apeli në Britani, ka humbur në Uashington. Janë krijuar disa precedentë. Nga informacionet ajo është rrëzuar për arsye proceduriale afati, nuk i kanë hyrë themelit. Berisha nuk është deklaruar fajtori në Britani apo SHBA.
Ata nuk kanë detyrim të nxjerrin prova. Berisha është i shpallur politikisht non grata dhe në këtë rast nuk ka arsye të nxirren prova. Është politikisht dhe shteti të vendos vizën. Unë jam i shpallur non grata në Greqi, dhe nuk ka detyrimin shteti të nxjerrë arsye. Ata e konsiderojnë kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare. Praktika e shpalljes non grata nuk është vendim gjykate për prova gjyqësore. Ka një establishment. Ata nuk e bëjnë vetëm për Berishën, e kanë bërë dhe për shtetas të tjerë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje