TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 22:18

“Durim Bami personazh kompleks”, gazetari: Bosët e krimit dalin hapur në Dubai, reklamojnë makinat luksoze në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

“Durim Bami personazh kompleks”, gazetari: Bosët e krimit dalin

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka folur për arrestimin e Durim Bamit dhe strehimin në Dubai të bosëve të krimit.

Ai tha se ka persona jetojnë hapur, madje në rrjete sociale reklamojnë makinat luksoze. Sa i takon Durim Bamit, ai e cilësoi si një personazh kompleks.

Dubai nuk është problematik vetëm për Shqipërinë. Unë besoj që vitet e fundit Shqipëria ka dëshmuar progres në procedurat e ekstradimit, jo vetëm me Dubain. Kemi rastin e ekzekutorit të biznesmenit Nikulaj që u arrestua në Marok. Rasti i Durim Bamit është një nga ato personazhet shumë komplekse…dhe ka rënë në rrjetë. Nëse Shqipëria arrin ta ekstradojë dhe t’i ofrojë një marrëveshje bashkëpunimi që të flasë do të ishte një arritje e madhe”, tha ai në “36 gradë”.

Lini një Përgjigje