
Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për vulën e Partisë Demokratike, u shpreh se ajo i kaloi Berishës pasi ky vendim ishte pjesë e paktit mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
Në një intervistë për emisionin '5 Pyetjet' në Report Tv, Spahiu deklaroi se kjo është thjeshtë vazhdimësia e paktit të 2008 Rama-Berisha. Por më tej ai paralajmëroi se me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA, gjërat do të ndryshojnë rrënjësisht.
“Mendoj se është i pritshëm vendimi. Vula do të bashkonte tek Berisha që nga marrëveshja e Rithemelimit me PS. Kam shkruar 5 pikat e marrëveshjes Rama-Berisha. Mori vendim nën shkeljen e syrit të ish-qeverisë së demokratëve dhe qeverisë socialiste. Kam arsye të besoj në këtë. Procedurialisht në të drejtën administrative, kjo çështje duhet zgjidhur brenda një muaji. Ka filluar që në dhjetor 2021. Po bëjnë dy vite e gjysmë provës anti ligjor.
Berisha mund të jetë lideri legjitim. Ai është shumica e PD-së. Ai është vullneti. Por fakti që procesi u vonua dy vjet e gjysëm, tregoi se kishte ndërhyrje politike. Dhe u dha për një ditë e gjysmë. Kishte marrëveshje dy palëshe unë kryeministër, ti lider opozite. Rifreskojmë marrëveshjen e 2008. Mendoj se ditën që do vijë ambasadori i ri, Yuri Kim do i duket lule. Mendoj se do ketë rol më shumë aktiv”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje