TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 19:58

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohërash, gjetsh paqen për shpirtin!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohërash,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Rama i jep lamtumirën mikut të tij të vjetër dhe lutet që shpirti i tij të gjejë paqe në botën tjetër.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama në “Facebook”.

Zheji u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare, teksa ndodhej me pushime në Sarandë me familjen e tij.

Gazetari nuk është ndjerë mirë mesditën e sotme dhe ka kërkuar ambulancën, ndërsa dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe u dërgua pa shenja jetë në spital. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin, teksa po festonte ditëlindjen e djalit të tij në një restorant në Sarandë.

Lini një Përgjigje