TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 19:33

Ndarja nga jeta e gazetarit Zheji, reagon Berisha: Arturi mbylli sytë para kohe, shpirti i tij u preftë në paqe!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e gazetarit Zheji, reagon Berisha: Arturi mbylli sytë para

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Berisha shkruan se gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe para kohe, sytë përgjithmonë.

Kreu i PD i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

“Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe para kohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Lini një Përgjigje