TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2026, 10:23

Moti i keq, pezullohet lundrimi i varkave të peshkimit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, pezullohet lundrimi i varkave të peshkimit në Vlorë
Erërat e forta në Vlorë

Moti i përkeqësuar me erë të fortë dhe dallgë të larta ka sjellë pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.

Autoritetet detare kanë ndaluar pajisjen me leje-nisje për mjetet që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur. Masa do të zbatohet nga ora 08:00 e datës 19 shkurt 2026 deri në orën 06:00 të datës 20 shkurt 2026.

“Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 e datës 19.02.2026 deri në orën 06:00 të datës 20.02.2026. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 20.02.2026”, thuhet në njoftim.

pezullohet lundrimi moti i keq ne vlore

Lini një Përgjigje