TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2026, 21:14

U rikthye në Shqipëri, si Eva Dumani rrezikoi burgun

Shkruar nga Pamfleti
U rikthye në Shqipëri, si Eva Dumani rrezikoi burgun
Eva Dumani

Autoritetet turke shpallën urdhër arresti për hyrje të paligjshme, ndërsa shërbimet shqiptare ndërhynë për deportimin e saj

Eva Dumani arriti në Shqipëri pas një operacioni që përfshiu dalje nga kampi Al Hol në Siri, kalim drejt veriut të vendit dhe hyrje të paligjshme në Turqi. Mungesa e një pasaporte të vlefshme e vendosi atë përballë rrezikut të ndalimit dhe ndjekjes penale nga autoritetet turke.

Procesi u zhvillua në dy faza. Së pari, ajo doli nga kampi Al Hol dhe udhëtoi nga Idlibi drejt kufirit me Turqinë. Më pas, u përball me procedurat e hyrjes në territorin turk, ku ligji lejon kalimin nga Siria vetëm për shtetas turq dhe sirianë.

Pa dokumentacion të rregullt, Dumani hyri në Turqi me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Xhandarmëria turke i komunikoi një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri. Në këtë fazë ndërhynë strukturat shqiptare të inteligjencës, përfshirë SHISH dhe Drejtorinë e Antiterrorit, si edhe përfaqësia diplomatike në Ankara.

Shkëmbimi i informacionit mes shërbimeve shqiptare dhe atyre turke çoi në përshpejtimin e procedurave të dëbimit. Autoritetet turke shmangën dërgimin e saj në qendrat e dëbimit, ku personat në situata të ngjashme presin për javë të tëra deri në përfundim të procedurave.

Gjatë qëndrimit në Turqi, inteligjenca turke e mbajti nën monitorim në banesën e një shtetasi me origjinë shqiptare në Adana. Vendimi për deportim u shoqërua me ndalim hyrjeje në Turqi për pesë vite.

Rasti i saj u zhvillua në një kontekst të ndjeshëm. Disa javë më parë, një grua nga Kosova që kishte dalë nga kampi Al Hol me tre fëmijët e saj nuk arriti të hynte në territorin turk, pasi autoritetet në pikën kufitare refuzuan kalimin.

eva dumani

Lini një Përgjigje