Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë, ku ndër të tjera veçojmë:
Politika dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
BE “dush i ftohtë” për Ramën – David McAllister kërkon llogari mbi “Bordin e Paqes”, korrupsionin dhe gjendjen e opozitës; takimi u zhvillua me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, duke shmangur Sali Berishën.
Rama në SHBA – Kryeministri shqiptar udhëton për tryezën mbi Gazën; pjesëmarrëse edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Ministeriali i Korridorit VIII – Ministri italian Antonio Tajani i kërkon Shqipërisë ribashkimin me Europën.
Drejtësi dhe hetime
GJKKO mbyll dosjen “Sterilizimi” – SPAK kërkoi 10 vite burg për ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj; vendimi përfundimtar pritet më 4 mars.
Elira Kokona në pyetje – Prokuroria e Tiranës e thirr për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj, pas denoncimeve publike.
Kushtetuesja rihap çështjen Arben Frroku – Rivlerësim për të dënuarin me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Krimi dhe siguria
Arrestohet Markelian Hoti – Vëllai i deputetes Elda Hoti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik kokainë, kapet në Romë.
Protestat e Rrjollit – Policia shoqëron 6 protestues për tokat e tyre, kundër projekteve të diskutueshme.
Ekonomi dhe shoqëri
Emigracioni pas pandemisë – INSTAT raporton 138 mijë ikje më shumë se kthime, kulmi në vitin 2024.
Siguri dhe luftë
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë – Sot zhvillohen deklaratat përmbyllëse; Kurti mbështet karakterin çlirimtar të luftës dhe mohon trafikun e organeve.
Irani forcon infrastrukturën bërthamore – Struktura të reja betoni dhe mbyllje tunele; ekspertët shqetësohen për mbrojtjen ndaj një sulmi të mundshëm nga SHBA.
Bisedimet SHBA-Rusi-Ukrainë – Pa marrëveshje; Zelensky thotë se Trump po ushtron presion mbi negociatat.
Shëndet dhe fe
Ramazani nis – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu fton në reflektim dhe përkushtim shpirtëror.
Lini një Përgjigje