TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2026, 15:30

GJKKO mbyll shqyrtimin për ‘Sterilizimin’, SPAK kërkon 10 vite burg për ish zv/ministrin Rrjepaj, vendimi më 4 mars

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO mbyll shqyrtimin për ‘Sterilizimin’, SPAK kërkon 10

 SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbyllur sot shqyrtimin gjyqësor të dosjes së njohur si “Sterilizimi”, çështje që lidhet me koncesionin e shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike. Vendimi përfundimtar i trupit gjykues për 7 të akuzuarit pritet të shpallet më 4 mars 2026, në orën 15:30.

Vlen të theksohet se në qershor të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi; dënimin me nga 10 vite burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 6 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu SPAK, kërkoi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarë: Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini. Në bazë të gjykimit të shkurtuar, dënimet për Serjanaj dhe Kadiu pritet të konvertohen në 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa për Mersinin në 4 vite shërbim prove.

Vlen të theksohet se gjatë seancës së fundit, një prej të pandehurve, ish-drejtorja ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Sajmir Kadiu, u shpreh se ka kaluar tashmë 3 vite në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai theksoi se kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga koha që prokurori ka kërkuar si dënim, duke e cilësuar masën si joproporcionale. Kadiu shtoi se është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, por pa rezultat.

Për Arben Gjatën (mjek), konvertim i dënimit prej 1 vit e 4 muaj burg në 3 vite shërbim prove. Ndërsa për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi, nga 2 vite shërbim prove secili.

Vlen të theksohet se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që u mbyll sot shqyrtimi.

Dosja “Sterilizimi” është një nga çështjet më të ndjekura të drejtësisë në Shqipëri, duke përfshirë akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe formim grupi të strukturuar kriminal lidhur me kontratën koncesionare të vitit 2015.

sterilizimi

2 Komente

  1. L
    Lenci

    Pak qenkan denuar kta hajdutat, per nje vjedhje kaq te madhe ne bashkepunim. Ne amerike do bente secili 15 vite bugr pa ulje. Prandaj vjedhin kta, se kush nuk ben deri ne 2 vjet burg per ca dhjetera miljona euro, se së shpejt do dalin te gjithe , me sherbim prove, probleme shendetesore, e halle familjare!

    1. A
      Avokati

      Per nje Vjedhje Miliona euro shume pak pas 2-3 vitesh do te lene qeline ky grup hajdutesh profesioniste Akoma me e rende nuk ka nje deklarate sa miliona Euro dhe prona jane konfeskuar keti grupi te rrezikshem qe zhduku milona euro Nese do ishin denuar ne nje vend tjeter do kishin marre nje denim shume me te rende Do kishim nje bilanc sa prona dhe lek ju jane konfeskuar dhe e treta Do ta kishin shtetin kemba kembes per te pakten 20 vite per çdo blerje apo shpenzim qe do benin do ju kerkoej llogari ku i gjeten keto qe po shenzojne Ndersa ketu ka per te ndodhur me e renda pasi keta te kene dale nga burgu do i kemi te gjithe investitore strategjike me parate qe kane vjedhur

      Lini një Përgjigje