TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2026, 15:15

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të vendosë Apeli i GJKKO-së për Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të
Erion Veliaj në Kushtetuese

Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë më 24 shkurt kërkesën e Kryebashkiakut Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Veliajt, i cili prej 10 shkurtit të 2025 ndodhet në qeli, me vendim të gjyqësorit, pas kërkesës së SPAK.

Veliaj ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa së fundmi GJKKO ka vendosur që dosja e SPAK në ngarkim të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, të kalojë për gjykim.

Avokatët e Kryebashkiakut të Tiranës argumentojnë se fakti që dosja ka kaluar për gjykim rrëzon pretendimet e SPAK për ekzistencën e prishjes, manipulimit të provave apo presioneve mbi dëshmitarët, që mund të ketë organi i akuzës.

Veliaj zhvilloi një betejë të fortë në Gjykatën Kushtetuese ku arriti të rrëzojë skemën e iniciuar nga Kryemisnitri Edi Rama për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Kushtetuesja i dha të drejtën Veliajt që të vijojë në detyrë, duke rrëzuar vendimin e Qeverisë që e shkarkonte atë nga funksionet.

Ndaj Veliajt, SPAK ka ngritur 13 akuza, 9 prej të cilave kanë lidhje me korrupsionin.Gjithashtu SPAK ka ngritur ndaj Kryebashkiakut të Tiranës akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

veliaj akuza gjkko apeli

Lini një Përgjigje