TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2026, 14:53

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Prokuroria merr në pyetje Elira Kokonën

Prokuroria e Tiranës ka thirrur në pyetje Elira Kokona lidhur me kallëzimet për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj, projekt i denoncuar publikisht edhe nga media dhe opozita.

Kushtetuesja rihap çështjen e Arben Frrokut
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pranuar ankimin e Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Dritan Lamaj. Çështja do të rivlerësohet për shkelje të mundshme procedurale.

Policia shoqëron 6 protestues në Rrjoll

Në Rrjoll, Velipojë vijojnë protestat kundër projektit për resort. Gjashtë persona u shoqëruan pas përplasjeve me policinë, ndërsa banorët paralajmërojnë përshkallëzim.

Aksident fatal në ‘Thumanë-Kashar’

Në aksin Autostrada Thumanë-Kashar një person humbi jetën pas përplasjes së dy mjeteve gjatë natës. Policia arrestoi shoferin tjetër, 22 vjeç.

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali

Një 18-vjeçar ka dëshmuar se ishte në makinë kur ndodhi vrasja e Kevin Muharremi. Familja ka mohuar çdo fushatë në GoFundMe dhe kërkon të mos keqpërdoret emri i viktimës.

Vrasja në Belgjikë rrëzoi klanin Çopja

Franc Gergely u dënua për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiu në Bruksel, duke çuar në goditjen e grupit kriminal.

Goditet grupi që vrau Artur Tushin në Kolumbi

Në Medellín u arrestuan anëtarë të grupit “La Oficina Premium”, të dyshuar për vrasjen e Artur Tushi dhe shtetasve të tjerë të huaj, me pagesa deri në 500 mijë USD.

Ish-krerët e UÇK-së flasin në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës përmbyllen deklaratat në procesin ndaj Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti kronika e zeze

Lini një Përgjigje