Oligarku Bashkim Ulaj ka marrë statusin e investitorit strategjik nga Qeveria për të ndërtuar “Blue Borgon”, resortin turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.
Protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga kompania “Gener 2”, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, ka vijuar edhe sot, duke u shoqëruar me ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e gjashtë protestuesve.
Janë mbi 80 familje në këtë zonë që kërkojnë një zgjidhje për tokën ku do të ndërtohet resorti, për të cilën pretendojnë pronësinë.
Sipas banorëve, punonjësit e kompanisë tentuan të nisnin punimet në zonë, por u ndaluan nga komuniteti lokal, i cili kundërshton projektin duke pretenduar se toka ku parashikohet ndërtimi është pronë e tyre ose përdoret prej tyre prej vitesh. Pas përplasjes verbale, policia ndërhyri dhe shoqëroi në komisariat 20 persona, mes tyre edhe një vajzë.
Ajo është Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës.

Protestuesit deklarojnë se kërkojnë “drejtësi” dhe ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të verifikuar ligjshmërinë e projektit dhe statusin e pronësisë së tokës. Ata shprehen se nuk janë konsultuar dhe se nuk kanë marrë informacion të plotë mbi procedurat e ndjekura për ndërtimin e resortit.
Gjatë protestës janë artikuluar edhe thirrje politike. Disa banorë kanë kërkuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur pyetje publike për mbështetjen që, sipas tyre, u ishte kërkuar në zgjedhje.

Banorët kërkojnë nga biznesmeni Bashkim Ulaj që të mos ndërtojë mbi tokat e tyre pa marrëveshje për kompensim, duke paralajmëruar se grabitja e tokave te trashëgimisë mund të çojë në përshkallëzim e tension të situatës. Ata shtuan se do të mbrojnë tokën me të gjitha mjetet.
Me herët dhe organizata mjedisore PPNEA deklaroi se projekti rrezikon të betonizojë një zonë të mbrojtur, ku strehon qindra shpendë shtegtarë, duna bregdetare të paprekura, laguna, habitate të rralla dhe korridore ekologjike.
Oligarku Bashkim Ulaj ka marrë statusin e investitorit strategjik nga Qeveria për të ndërtuar “Blue Borgon”, resortin turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.
Policia ndërkohë ka konfirmuar shoqërimin e gjashtë personave pas tensioneve në zonë duke vepruar si mbrojtje për oligarkun e ndërtimit që po u rrëmben tokat banorëve.
Institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë dalë me një qëndrim të detajuar mbi situatën, ndërsa mbetet e paqartë nëse janë zhvilluar dëgjesa publike apo konsultime me komunitetin përpara nisjes së punimeve.
Bravo banorë të Rrjollit,kurr mos e lëshoni pronën tuaj, mos u përçan, por qëndroni të bashkuar,ndryshe humbët gjithçka, jo si ata të Thethit që tradhtuan njëri tjetrin,u përçan dhe mbetën me gisht në gojë para këtij shteti të korruptuar.