Banorët e Rrjollit dolën sërish në protestë dhe u përplasën me efektivët e policisë. Gjatë ndërhyrjes, autoritetet shoqëruan gjashtë persona, mes tyre edhe një grua.
Pas shoqërimeve, banorët u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku vijuan kundërshtimin ndaj veprimeve të policisë dhe projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.
Një prej banoreve deklaroi se protesta ka hyrë në ditën e 16-të dhe kërkoi tërheqjen e autoriteteve nga projekti. Ajo tha se banorët nuk do të heqin dorë nga pronat që i konsiderojnë si toka të trashëguara.
“Po bëjmë 16 ditë që protestojmë. Policia na ka dhunuar, burra dhe gra dhe fëmijë. Ju lutem, ikni prej nesh, na u largoni nga toka jonë, toka e të parëve tanë. Ne nuk e lëshojmë tokën! Ju lutemi, ikni. Se do bëhet ndonjë kërdi e zezë prej rinisë tonë.”, tha një prej protestuesve.
Lini një Përgjigje