
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se janë anuluar lundrimet në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës.
Bëhet me dije se një vendim i tillë është marrë për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës nuk do të pezullohet bën të ditur Autoriteti Portual.
“Anulohen lundrimet nga/drejt Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve”, njoftoi ditur Autoriteti Portual.
Sot, reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore të Kukësit, si Shishtavec, Topojan, Arren dhe Kalis. Në malin e Gjallicës trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra.
Rruga e Kombit dhe aksi Kukës-Morinë janë të hapura por shoferët këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së borës. 8 mjete borëpastruese janë në gatishmëri nga Morina deri në tunelin e Kalimashit.
Edhe zonat malore të Mirditës mbi 1 000 metra lartësi, janë përfshirë nga reshjet e dëborës.
ARRSH-ja bën të ditur se mjetet borëpastruese dhe skuadrat e mirëmbajtjes janë në terren dhe qarkullimi në të gjitha akset nacionale vijon normalisht.
Ndërkohë në Lezhë, disa fshatra janë pa energji, për shkak të stuhisë që ka dëmtuar linjat elektrike.
Lini një Përgjigje