TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 17:19

Moti i keq në vend, ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

Pasojat e stuhisë që përfshiu ditën e sotme vendin tonë, kanë lënë pa energji elektrike zonën e Gjirit të Lalzit, Hamallaj, Manzës dhe Xhafzotajt.

Mësohet se shkak për këtë është bërë dëmtimi i linjës kryesore të furnizimit me energji 110 KW në Durrës. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës. 

Gjithashtu, pas goditjes nga stuhia, qyteti po përballet me përmbytje të rrugëve kryesore, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Stuhia ka zbrazur plazhet dhe ka detyruar pushuesit të kërkojnë strehim në ambiente të mbyllura.

Moti i keq në vend, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

 

 

 

Lini një Përgjigje