TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 16:55

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr pranë Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr pranë Bazës

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret dhe ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të Natos në Kuçovë.

Zjarri që u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, duke rrezikuar edhe banesat e vilat përreth Aviacionit.

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës. Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrfikëse dhe 4 mjete të Repartit të MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër, zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.

 

Lini një Përgjigje