TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 16:47

Moti i keq/ Pushuesit 'braktisin' plazhin në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Milot

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Pushuesit 'braktisin' plazhin në Velipojë e

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë dhe largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.

Mësohet se prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.

Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.

 

pushuesit \'braktisin\' plazhin velipojë e shëngjin trafik i rënduar

Lini një Përgjigje