TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 15:14

Shiu përmbyt Vlorën, rrugët kthehen në ‘lumenj’; vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Shiu përmbyt Vlorën, rrugët kthehen në ‘lumenj’;

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona të qytetit të Vlorës, ndërsa rrugët janë kthyer në 'lumenj'.

Aktualisht disa rrugë janë nën pushtetin e ujit, kryesisht në lagjen "Pavarësia", zonën e Skelës, lagjen "29 Nëntori", si dhe bulevardin"Ismail Qemali".

Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka theksuar se aktualisht po punohet ndërsa probleme me prezence të ujit ka në disa akse rrugore ndërsa edhe në rreth 15 banesa ka patur njoftim për situatë të vështirë.

Janë të gjitha grupet në terren për të menaxhuar situatën ndërsa edhe hidrovori është duke punuar në kapacitet me përjashtim të një problematike në nisje të situatës me reshje. Dredha ka bërë sërish thirrje për kujdes teksa edhe gjatë natës priten sërish reshje intesive në Vlorë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të bashkisë, të cilat po punojnë për pastrimin dhe hapjen e pusetave e kanaleve kulluese. Ndërkohë, qytetarët janë larguar nga plazhi për shkak të reshjeve të dendura.

 

Lini një Përgjigje