Fieri është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erëra të forta.
Siç shihet edhe nga pamjet, mbi qytet është shtrirë një mjegull e dendur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Stuhia ka dëmtuar disa pjesë të linjës se furnizimit me energji.Aktualisht pa energji janë të gjithë fshatrat e zonës bregdetare si dhe disa fshatra në Mallakastër.
Autoritetet kanë bërë apel për kujdes maksimal, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të shmangin lëvizjet në oraret problematike, deri në stabilizimin e motit.
Në Tiranë, stuhia ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në disa zona, te Treni, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e Oxhakut.
Në Lezhë shiu i dendur përmbyti rrugët, ndërsa në zonën turistike të Shëngjin raportohet për mungesë të energjisë elektrike.
Kujtojmë se stuhia që ka goditur sot pjesën më të madhe të vendit, ishte e paralajmëruar më herët nga meteolorogët dhe pritet të zgjasë deri nesër.
Lini një Përgjigje