I gjithë vendi ynë është përfshirë nga stuhia këtë të shtunë, me era të forta dhe reshje të dendura në disa qarqe. Në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë raportohet për përmbytje e dëme materiale si pasojë e erërave të forta.
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza.
Në pamjet nga aeroporti i Rinasit, ku duket se terminalet janë të tejmbushura nga pasagjerët që presin të nisen për në vendet e BE dhe jo vetëm.

Po ashtu raportohet që për shkak të stuhisë në dhjetra itenerare të ketë vonesa, por edhe në shumë të tjerë të jenë shtyre fluturimet me disa orë apo anuluar.
Fillimisht reshjet e shiut nisën në Tiranë, më pas në Durrës, ku pjesa më e madhe e qytetetit është zhytur nën ujë dhe sëfundmi edhe në Vlorë.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme, për të shmangur rrezikun.
Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur kanë pushtuar edhe kryeqytetin.
Era e fortë ka rrëzuar disa pemë te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo te zona e Oxhakut, duke bllokuar dhe qarkullimin.
Ndërkohë, nga pamjet duket se era e fortë ka ‘ngritur’ në ajër edhe mbeturina të shumta.
Gjithashtu mësohet se për shkak të motit të keq, ka pasur vonesa të shumta me fluturimet nga Rinasa, ndërsa 2 fluturime janë anulluar.
Në faqen zyrtare të Aeroportit bëhet me dije se të paktën 11 fluturime mbërritjeje janë shtyrë. Bëhet fjalë për mbërritjet e avionëve nga Perugia, Romë, Milano, Trieste, Viena, Parisi, Varshava, Tel Avivi, Kopenhagen, Frankfurt, Zyrih etj.
Ndërkohë janë anuluar dy fluturime për në Pescara dhe Hamburg.
I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia këtë të shtunë, me era të forta dhe reshje të dendura në disa qarqe.
Në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë raportohet për përmbytje e dëme materiale si pasojë e erërave të forta.
Në kryeqytet, përveç dëmeve në biznese, dy persona janë paraqitur në spital me dëmtime në fytyrë për shkak të stuhisë. Një prej tyre mësohet se është dëmtuar nga një xham.
Ndërsa në zonën e Zall Bastarit mësohet se era rrëzoi telat e korrentit në rrugë.
Reshjet e dendura të shiut, shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në Durrës. Po ashtu, mësohet se është pezulluar përkohësisht lundrimi i anijeve të vogla, deri në përmirësimin e situatës.
Në Kavajë, një plep u rrëzua në rrugë për shkak të erës së fortë duke paralizuar trafikun.
Probleme nga era e fortë e reshjet e dendura raportohen edhe në Vlorë.

Meteorologët kanë parashikuar reshje të dendura kryesisht në qarkun e Durrësit dhe Lezhës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata, ndërsa temperaturat nuk do t’i kalojnë 28 gradë Celsius.
Nisur nga këto parashikime, Bashkitë Vlorë dhe Tiranë u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë mjetet në zonat që kanë rrezik për përmbytje.
Për shkak të përkeqësimit të motit, edhe Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me shpejtësi.
Një stuhi tropikale ka përfshirë pasditen e sotme gjithë vendin. Më e rënduar situata është në qytetin bregdetar të Durrësit dhe Tiranë, ku erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në lëvizje.
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka detyruar qytetarët dhe pushuesit të braktisin plazhet në Durrës dhe të kërkojnë strehim.
Sipas banorëve të Durrësit, ky fenomen nuk është i pazakontë. Ata thonë se çdo fund gushti shënon një pikë kthese të motit, e njohur ndryshe si “fryma e vjeshtës”, një paralajmërim i hershëm për fundin e sezonit veror.
Edhe në kryeqytet moti mori kthesë paraditen e sotme, ku pas një ere të fotë filluan reshjet e shiut të cilat janë më intensitet të lartë.
Stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.
Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.
Edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën në rrugë dhe të tregohen të kujdesshëm, që të shmangin aksidentet e mundshme.
Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.
Pas temperaturave të larta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre muajve të verës, kjo e shtunë pritet të jetë me reshje shiu në disa qarqe të vendit.
Meteorologët parashikojnë reshje intensive në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata ndërsa temperaturat nuk do ti kalojnë 28 grade celsius.
Nisur nga këto parashikime, Bashkitë Vlorë dhe Tiranë i kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë mjetet në zonat që kanë rrezik për përmbytje.
Si pasojë e motit me shi, nuk do te lejohen dalja e mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit ne det.
Për shkak të përkeqësimit të motit, edhe Policia Rrugore i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me shpejtësi.
Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.
Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, pas ditëve të nxehta të gushtit. Në Tiranë stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.
Pas Tiranës, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka ‘goditur’ edhe qytetin e Durrësit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu dhe rrugët e Durrësit të zhyten totalisht nën ujë.
Në pothuajse të gjitha akset e brendshme të qytetit, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.
Ndërkohë Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ndërkohë shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme të shoqërohen nga moti i keq.
Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.
Po ashtu, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregohen tejet të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Lini një Përgjigje