I gjithë vendi ynë është përfshirë nga stuhia këtë të shtunë, me era të forta dhe reshje të dendura në disa qarqe. Në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë raportohet për përmbytje e dëme materiale si pasojë e erërave të forta.
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza.
Në pamjet nga aeroporti i Rinasit, ku duket se terminalet janë të tejmbushura nga pasagjerët që presin të nisen për në vendet e BE dhe jo vetëm.

Po ashtu raportohet që për shkak të stuhisë në dhjetra itenerare të ketë vonesa, por edhe në shumë të tjerë të jenë shtyre fluturimet me disa orë apo anuluar.
Fillimisht reshjet e shiut nisën në Tiranë, më pas në Durrës, ku pjesa më e madhe e qytetetit është zhytur nën ujë dhe sëfundmi edhe në Vlorë.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme, për të shmangur rrezikun.
Lini një Përgjigje