TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 13:18

Stuhia e erës dhe rërës ‘pushton’ Vlorën, bllokohet qarkullimi në qytet

Shkruar nga Pamfleti
Stuhia e erës dhe rërës ‘pushton’ Vlorën,
Pamje ilustruese

Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.

Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, pas ditëve të nxehta të gushtit. Në Tiranë stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.

Lini një Përgjigje