TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 10:54

Zjarr në Selenicë, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët 

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në Selenicë, zjarrfikësit në

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe toke në fshatin Vajzë në bashkinë e Selenicës. Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin.

Gjithashtu në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe automjete dhe zjarrfikëse nga Vlora.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se pa ndërhyrjen e forcave shtesë të emergjencave, rrezikohet që flakët të përfshijnë zona edhe më të gjera.

zjarr ne selnice

Lini një Përgjigje