Në një postim të fundit, Kryeministri Edi Rama thotë se ndërkohë që disa kritikojnë zgjedhjen e Thethit dhe jo të Jugut për një kthesë të re zhvillimi, qeveria vazhdon punën e saj për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Rama theksoi gjithashtu se, në Durrës, është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, një ish-drejtues i inspektorëve të qytetit, i cili u ndalua nga Policia dhe iu dorëzua drejtësisë.
"Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit.
Kepi i Rodonit", shkruan Rama teksa reagimin e tij e shoqëron edhe me pamjet e shpëthimit.
Lini një Përgjigje