TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 11:06

“Për 1 mijë euro nuk ta prishim tendën”, lihet në burg inspektori i IMT, Geraldo Fuçia

Shkruar nga Pamfleti
“Për 1 mijë euro nuk ta prishim tendën”, lihet
Inspektori i IMT, Klajdi Zhilla

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e “arrestit në burg” për inspektorin e IMT Geraldo Fuçia.

Inspektoi i IMT kërkoi 1 mijë euro për të mos prishur tendën në një lokal në Kombinat, në Tiranë.

Por ky i fundit ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë veprim dhe se takimin dhe marrjen e parave e ka bërë kolegu Klajdi Zhilla.

Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.

Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.

Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. 

Dy të tjerët, një inspektori dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që policia i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, me dyshimet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.

 

Lini një Përgjigje