TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 13:32

Mjegulla 'pushton' kryeqytetin, rrëzohen pemët; vonesa me fluturimet nga Rinasi 

Shkruar nga Pamfleti
Mjegulla 'pushton' kryeqytetin, rrëzohen pemët; vonesa me
Pamje nga stuhia në Tiranë

Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur kanë pushtuar edhe kryeqytetin.

Era e fortë ka rrëzuar disa pemë te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo te zona e Oxhakut, duke bllokuar dhe qarkullimin.

Ndërkohë, nga pamjet duket se era e fortë ka ‘ngritur’ në ajër edhe mbeturina të shumta.

Gjithashtu mësohet se për shkak të motit të keq, ka pasur vonesa të shumta me fluturimet nga Rinasa, ndërsa 2 fluturime janë anulluar. 

Në faqen zyrtare të Aeroportit bëhet me dije se të paktën 11 fluturime mbërritjeje janë shtyrë.  Bëhet fjalë për mbërritjet e avionëve nga Perugia, Romë, Milano, Trieste, Viena, Parisi, Varshava, Tel Avivi, Kopenhagen, Frankfurt, Zyrih etj.

Ndërkohë janë anuluar dy fluturime për në Pescara dhe Hamburg.

moti i keq ne tirane

Lini një Përgjigje