TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 14:38

Moti i keq/ Aeroporti i Rinasit: Vijon puna normalisht, pati vonesa vetëm 30 minuta

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Aeroporti i Rinasit: Vijon puna normalisht, pati vonesa vetëm
Aeroporti i Rinasit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se për 30 minuta pezulloi operacionet në pistë për të garantuar sigurinë maksimale të pasagjerëve. Në njoftimin zyrtar, aeroporti thotë se puna aktualisht vijon normalisht, ndërkohë që në Tiranë po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e tjera fqinje.

“Për shkak të motit dhe kushteve të rënduara atmosferike, skuadra e aeoportit ka pezulluar operacionet në pistë për rreth 30 minuta. Kjo është për të garantuar siguri maksimale të pasagjerëve. Ndërkohë puna vijon  normalisht. Madje në aeroportin e Tiranës po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e vendeve fqinje.”, thuhet në njoftimin e TIA.

Moti i keq/ Aeroporti i Rinasit: Vijon puna normalisht, pati vonesa vetëm

aeroporti i rinasit moti i keq

Lini një Përgjigje