
10 automjete janë bllokuar si shkak i mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit.
Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve për hapjen e qarkullimit.
Gjithashtu probleme ka pasur edhe në “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës”, ku raportohet për rrëshqitje masive dherash dhe gurësh.
Aktualisht po punojnë 12 mjete borëpastruese nga Rrësheni në Morinë.
Qyteti i Kukësit dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa energji elektrike.
Lini një Përgjigje