TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 09:34

Zjarr në një pallat në Memaliaj, shkrumbohen tre apartamente

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në një pallat në Memaliaj, shkrumbohen tre apartamente

Një ndërtesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Memaliaj. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit.

Nga zjarri në katin e dytë, u dogjën plotësisht 3 apartamente, ndërsa 3 apartamente të tjera u prekën pjesërisht nga flakët.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat. Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundim të operacionit të shpëtimit.

Fatmirësisht nuk raportohet për banorë të lënduar nga zjarri.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë lënia në punë gjatë natës e pajisjeve ngrohëse.

Lini një Përgjigje