
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore, njoftoi SHMU, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera–herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.
Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar. Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.
Lini një Përgjigje