
Reshje dëbore kanë qenë prezentë në disa rrethe në vend, ndërkohë që problematika ka paraqitur situata e reshjeve në disa akse rrugore, ku kërkohet vëmendje e shtuar e drejtuesve të mjeteve.
Gjithashtu, në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës” raportohet për rrëshqitje masive dherash dhe gurësh.
Korçë
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO parashikojnë se sot në Juglindje të vendit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër, në datë 21.01.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve te shiut, por priten ngrica të forta, kryesisht në zonat malore.
Shkodër:
Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore që vazhdojnë edhe tani të shoqeruara me erëra të forta.
Makineritë dhe punëtorët janë duke punuar për pastrimin e borës dhe mbajtjen hapur të akseve.
Duhet treguar kujdes në qarkullim pasi pamja është e vështiresuar nga furtunat e erës dhe nga bora që ngre era.
Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e mbizotërimit të motit me reshje të dendura, erëra të forta ,stuhi e dëborë në zonat e thella malore janë krijuar situata të ndryshme problematike.
Duke filluar që nga mesnata për shkak të kushteve atmosferike probleme serioze dhe vështirësi janë krijuar në qarkullimin e automjeteve disa segmente të rrugës kombëtare nga Elbasani në Qafë-Thanë.
Sipas burimeve zyrtare pas orës 00.10 e në vazhdim në disa segmente ka rënie të vazhdueshme masivesh dherash e gurësh në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës”.
Krujë
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar mbrëmjen e kaluar kanë bërë që lumenjtë Ishëm dhe Zezë të cilët burimin e kanë nga malesitë e Krujës dhe Tiranës e që përshkojnë ultesirën e rrethit te Krujës e derdhen në det kanë pësuar një fryrje të ndjeshme.
Niveli i ujit është ngritur ndjeshëm por fatmirësisht deri në këto momente nuk paraqesin probleme.
Reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar dhe nëse do vijojnë me ketë ritëm në orët në vijim situata mund të përkeqësohet ndjeshëm duke rrezikuar përmbytje në disa fshatra që janë të rrezikuar.
Në malesine e Krujës raportohet për furtune e shira të dendur të cilët kanë bërë që në disa vende të ketë rrëshqitje dherash. Megjithatë deri tani rrugët janë të gjitha të kalueshme.
Lini një Përgjigje