TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 08:07

Moti i keq në Kukës/ Probleme me energjinë, rënie gurësh në disa segmente rrugore

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në Kukës/ Probleme me energjinë, rënie
Foto Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale.

Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave hidrike në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është në rritje të vazhdueshme, çka ka sjellë edhe shtim të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës, duke përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike.

Institucionet përgjegjëse u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes në lëvizje, sidomos në zonat malore ku pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët në vijim.

 

 

moti i keq kukes

Lini një Përgjigje