TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 22:46

Berisha në SPAK për “21 Janarin”, gazetari: Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar nga Prokuroria e Posaçme

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK për “21 Janarin”, gazetari: Deri tani nuk

Gazetari Eni Ferahti solli detaje të reja në lidhje me lajmin se kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK ditën e premte, pasi është thirrur në kuadër të hetimeve për çështjen e 21 janarit.

Duke folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, Ferhati tha se nuk dihet nëse ka prova të reja apo jo për 21 janarin, por dosja tashmë është në duart e SPAK.

Siaps gazetarit nuk përbën lajm që Berisha do të paraqitet në SPAK pasi a i e ka kaluar pragun e këtij insitucioni dhe për çështjen ‘Partizani’.

Ferhati thotë se Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Në 2024, SPAK nuk donte ta merrte këtë dosje, por donte që dosja të vijonte në Prokurorinë e Tiranës. Por ishte një vendim i Gjykatës së Lartë, i ndikuar nga Strasburgu, i cili e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror. Aktualisht, nuk ka asnjë person të dyshuar, qoftë si urdhërues, qoftë ekzekutor, qoftë ndihmës. Kjo dosje është regjistruar për tre vepra: vrasje në rrethana cilësuese, shfrytëzim detyre dhe vepra që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, tha gazetari.

Zoti Berisha do të jetë të premten, ndërsa është ish-zyrtari i disatë që do të merret në pyetje për 21 janarin. Më parë janë pyetur ish-deputetë dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-kreu i PD-së, Basha, i cili ishte i fundit që u pyet.

Fillimisht kanë dhënë deklarime organizatorët e tubimit: ish-deputetët Cuko, Bare, Tahiri, Asllan Dogjani, që në atë kohë ishte deputetë i PS-së, dhe më pas ish-zyrtarë të tjerë.

Sigurisht mund të pyeten edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë si ish-presidenti ose ish-prokurorja.

Ende nuk është pyetur Ndrea Prendi apo ish-gardisti Llupo, të cilët janë dënuar për këtë ngjarje në një proces tjetër.

1 Komente

  1. T
    Toni Plehra

    Dikur mbaj mend qe te ish Estrada ishte nje vitrine ku ishin novatoret me te mire te vitit e ata ta dalluar qe kishin marre medalje per punen e tyre te shquar. Sot keta qelbesirat fytyre urryer te medias qe lehin per partite politike e zagare te Beogradit, Athines, Moskes e dreqit e te birit na shpifen jeten.

    Lini një Përgjigje