TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2025, 18:29

"Mos gënjeni dhe shkelni afatet", Ambasada e SHBA paralajmëron sërish qytetarët që aplikojnë për viza

Shkruar nga Pamfleti

"Mos gënjeni dhe shkelni afatet", Ambasada e SHBA

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë një paralajmërim për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA.

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare, theksohet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.

Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze.

Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Lini një Përgjigje