TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2025, 11:28

Kurorëzimi i kryepeshkopit Joan Pelushi/ Nga kreu i KMSH tek Begaj; të pranishëm edhe personazhe të lartë të politikës greke 

Shkruar nga Pamfleti

Kurorëzimi i kryepeshkopit Joan Pelushi/ Nga kreu i KMSH tek Begaj; të

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, sot po mbahet ceremonia të fronëzimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Joan Pelushi.

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit ka mbërritur Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe Ministrja Greke e Edukimit dhe Fesë për ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan.

Ndërkohë kryeministri grek Mitsotakis nuk do të jetë i pranishëm. 

Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin pjesë krerë të lartë të shtetit si presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ish presidenti Bamir Topi, ish- presidenti Alfred Moisiu, si dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Po ashtu, të pranishëm janë edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta.

Kurorëzimi i kryepeshkopit Joan Pelushi/ Nga kreu i KMSH tek Begaj; tëKurorëzimi i kryepeshkopit Joan Pelushi/ Nga kreu i KMSH tek Begaj; të
Ministrat grekë

 

Lini një Përgjigje