TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 13:13

"Mori 100 mijë € nga Martinaj"/ Shantazhet ndaj Bardhit, reagon SPAK: Mesazhet janë manipuluar, po hetojmë për gjetjen e burimit!

Shkruar nga Pamfleti
"Mori 100 mijë € nga Martinaj"/ Shantazhet ndaj Bardhit,
Gazment Bardhi

Prokuroria e Posaçme ka dalë në një njoftim zyrtar, në lidhje me disa mesazhe të mbërritura në telefonin e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes aplikacionit të koduar Signal në emër të Ervis Martinajt.

Edhe pse nuk përmendet specifikisht Gazment Bardhin, por thuhet se këto mesazhe i kanë mbërritur disa politikanëve dhe figurave publike, SPAK sqaron se po kryhen verifikimet.

SPAK bën me dije se nga verifikimet e deritanishme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Po ashtu SPAK i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.”-njofton SPAK.

Adresa e emailit që mban emrin “Mbreti Zog”, u dërgoi disa mediave dokumentet që pretendohet të jenë zbardhjet e oficerëve të policisë gjyqësore në SPAK, të biseda të koduara nga aplikacioni Sky Ecc mes bosit të zhdukur të krimit, Ervis Martinaj, dhe Erigers Mihasit, i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, i përfshirë në grabitjen e dhunshme të prindërve të Elton Cicos në Tepelenë.

Mesazhi i koduar në të cilin Martinaj i kërkonte Mihasit t’i jepte 100 mijë euro Bardhit te një hotel i njohur në Tiranë, pretendohet sipas 2 faqeve dokumente në e-mail, të jetë dërguar në shkurt të vitit 2021. 

Ervis Martinaj shfaqet si personi që financonte fushatën e PD për zgjedhjet e 2021 me kërkesë të Shkëlzen Berishës, por SPAK thotë se këto mesazhe janë të manipuluara. 

gazment bardhi spak

Lini një Përgjigje