TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 12:45

GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut, ish- ministri: Nëse duan të zbulojnë të vërtetën, të bënin aktin e ekspertimit!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut, ish- ministri: Nëse duan

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, ish-ministri Fatmir Mediu tha se ky është një akt ekspertimi i pavlerë.

"Këta ekspertë të famshëm e nxjerrin fitim atë që është humbje. Pa dëm ekonomik nuk ka akuzë për shpërdorim detyre. Po e mbyll këtu, nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër siç mendojnë ata të paditur se kush janë fitimet nga demontimi, po partnerët tanë, pse investuan 24 mlna euro dhe u kthyen vetëm, 7 mln euro.

Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, ne i kemi dhënë predha falas, kemi paguar kostot dhe shpenzimet e transportit. Kjo logjikë është absurde. Shkresa e Poliçanit deklaron se nëse do bëhej në Poliçan, do zgjaste rreth 30 vjet, akoma do vazhdonte demontimi. VKM kishte vendosur për demontimin në 2010.

Ka strategji, ka demontim në 2009, këta ekspertët nuk duan t’ja dinë as çfarë ka ndodhur pas e as mbrapa. Edhe njëherë dua ta theksoj, akt ekspertimi i pavlerë. Gjykata është ajo që çmon aktin e ekspertimit, prandaj vazhduam procesin pyetje me pyetje. Nëse kanë interes për të vërtetën, mund ta kishin bërë një akt ekspertimi se nuk duhej as kohë e gjatë.

Akti i ekspertimit ka më pak se 80% të akteve ligjore, e cila ka qenë një praktikë që ka filluar në vitin 2006. Kur ne kërkuam të bëhej akti i ekspertimit nga se kishte ndodhur shpërthimi, prokurori ka thënë këtë e ka vendosur gjykata. Me keqardhje më të madhe, por nuk ishte e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes”, u shpreh Mediu.

Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të mërkurë një kërkesë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit, e cila u kërkua të merrej për krahasim në lidhje me kostot demontimin që u krye në fabrikën e Gërdecit.

Gjyqtarja Irena Gjoka administroi akt-ekspertimin e parë bashkë me provat e tjera të përftuara gjatë debatit gjyqësor.

Avokatët kundërshtonin akt ekspertimin e bërë në 2008, duke e konsideruar si me të meta në përmbajtjen e tij dhe se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Avokatët kërkuan që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

gjkko mediu

Lini një Përgjigje