
Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokateve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht ne polici pas vendimit të formës që prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.
Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit pritet të përfaqësohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Avokatet pritet të tërhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka me objekt.
Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e Lartë e cila me datën 15 tetor do të shqyrtoje kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.
Lini një Përgjigje