TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 07:30

"Protesta ishte fitore për Berishën", Ergys Mërtiri zbardh detaje: Pse i shërben Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Protesta ishte fitore për Berishën", Ergys Mërtiri

Gazetari Ergys Mërtiri deklaron se protesta e 7 Tetorit, e konsideruar si dita e parë e mosbindjes civile, ishte një fitore për Sali Berishën, por jo për opozitën.

I ftuar në emisionin Opinion, Mërtiri u shpreh se përmes kësaj proteste Berisha u riafirmua si kreu i opozitës kundrejt rivalëve të tij, ndërkohë që nga ana tjetër i ka shërbyer Kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në krye të qeverisë.

Sipas Ergys Mërtirit, protesta në tërësi ishte dështim pasi nuk tërhoqi elektorat gri, por kishte vetëm militantë.

“Protesta ishte dështim, kjo lloj proteste i shërben vetëm Edi Ramës. Njerëzit presin çfarë do ndodhë dhe nuk ndodh asgjë. Këto lloj pamjesh janë bërë që nga 2018. Në fund fare nuk prodhuan asnjë rezultat. Pjesëmarrja ishte që nuk kemi popullin opozitar, kemi militantë partie. Protesta tregoi që u braktis ngs qytetarët. E vetmja gjë që prodhoi ishte tym edhe flakë.

Një protestë duhet të synojë tërheqjen e elektoratit gri. Këtë nuk e prodhoi. Njerëzit qëndruan larg protestës, por kur shohin tym e flakë indinjohen me këtë. Nuk mendoj që Berisha ka dështuar me të, ka fituar, por nuk ka fituar opozita, ka fituar Berisha. Me këtë Berisha ka fituar kundrejt rivalëve të vetë në opozitë, që të qëndrojë si kreu i opozitës, ndërkohë që Rama të qëndrojë në krye të qeverisë”, theksoi Mërtiri.

 

 

edi rama ergys mertiri berisha protesta

Lini një Përgjigje