TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 22:48

“Është hipokrizi ta fshehësh”, Poli Hoxha: Protesta u bë për Sali Berishën!

Shkruar nga Pamfleti

“Është hipokrizi ta fshehësh”, Poli Hoxha: Protesta u

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH1 se protesta e 7 tetorit u bë e gjitha për Sali Berishën.

Hoxha tha se përveç faktit që në këtë protestë qytetarët treguan problemet e tyre ekonomike që kanë, në fakt tubimi para Kryeministrisë ishte për Sali Berishën.

Pavarësisht se nga kush u thirrën qanë hallet e tyre që kanë në Korçë, Shkodër, Tiranë etj., për problemet dhe varfërinë e tyre, çmimet super të rritura apo për indeksimet e pensioneve 7 mijë lekë në muaj që nuk janë asgjë fare. Çështja është tek ata që e thirrën protestën ? Dhe pse e thirrën? Protesta është bërë për Sali Berishën. Është hipokrizi ta fshehësh”, u shpreh Hoxha. 

Gazetari Hoxha theksoi më tej se Berisha është në një kontekst të atillë politik kur gjendet para drejtësisë ashtu si edhe aleati i tij, Ilir Meta.

Sali Berisha është në një kontekst të caktuar. Vetëm atë nuk mbajti fjalim, se po të kishte mbajtur fjalim do ta kishte thënë vetë thelbin. E tha një ditë më parë dhe një ditë më vonë. Kjo është në kontekstin kur po i mbyllen hetimet Ilir Metës”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje