
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e sotme kriteret për përfitimin e kredive të buta.
Ndonëse mbledhja u shoqërua në fillim të saj me tensione mes këshilltarëve të djathtë dhe kryebashkiakut Veliaj, drafti kaloi. Prioritet edhe këtë vit do të kenë çiftet e reja.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se do të përfitojnë 1200 familje në nevojë.
“Kemi pasur prej vitesh në Bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e fundit me rritjen e turistëve, e të huajve që kanë blerë shtëpi në Tiranë, sigurisht edhe tregu ka pasur ngritjen e vet. Kemi rillogaritur përfitimin, që norma e kredisë së butë të jetë më e madhe. Sepse ajo që kemi kuptuar është se duam të ruajmë hapin e tregut. Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje. Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, tha Veliaj.
Lini një Përgjigje