
Ditën e enjte pritet të bëhet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, inaugurim shumë i pritur nga myslimanët shqiptarë. Për shkak të përplasjeve mes KMSH dhe Ankarasë, xhamia ka qëndruar mbyllur prej vitesh. Erdogan nuk pranon që ajo të drejtohet nga KMSH, pasi pretendon se ata janë të lidhur me Gylenin. Pro duket se është rënë dakord që të ngrihet një fondacion i përbashkët, në krye të së cilit do të jetë myftiu i Tiranës.
“Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, njoftoi Komuniteti Mysliman.
Ndërkohë dje qarkulloi një lajm se Erdogan ka vendosur të emërojë një imam turk në krye të kësaj xhamie. Mirëpo Myftinia e Tiranës në reagimin për inaugurimin e xhamisë është kujdesur ta mohojë një gjë të tillë.
“Hapjen e xhamisë do ta nderojë gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës z. Gazment Teqja si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit i cili do jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”, njofton Myftinia.
Lini një Përgjigje