TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 16:28

Prokuroria e Tiranës kërkon dy vite burg për ish-Sekretarin e Financave, Arlind Gjokutaj

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Tiranës kërkon dy vite burg për ish-Sekretarin e

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Sot është dhënë pretenca ndaj tij dhe organi i akuzës ka kërkuar që ai të kalojë 2 vite në qeli.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana u dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Lini një Përgjigje