TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 22:26

Nga ish-komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, te ish-efektivë, si PD tentoi mosbindje civile me ‘policë në pension’

Shkruar nga Pamfleti
Nga ish-komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, te
Hivzi Bushati

Gazetari Eni Ferhati tha në emisioni Now në Euronews Abania se protesta e PD një ditë më parë u drejtua nga ish-drejtues policie të kohës kur PD ishte në pushtet.

Ai tregoi se mes të shpallurve në kërkim për akte të dhunshme gjatë protestës ishte edhe Hivzi Bushati, ish-kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në kohën e PD.

Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-drejtuesi i policisë në kohën e qeverisjes së PD, Hivzi Bushati, që ka qenë komandant i forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Unë kam vënë re edhe ish-efektive të tjerë, efektive në nivele ët mesme dhe të thjeshtë që kanë qenë në detyrë në kohën e PS të cilët kanë qenë me veprime aktive në terren në cilën e koordinatorëve të turmës së protestuesve. Edhe te PS ku intensiteti i sulmeve me molotov ishte më i lartë pashë një ish-efektiv të gardës në kohën e PD”, tha gazetari Ferhati.

 

Lini një Përgjigje