TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 11:14

Ilir Proda firmos lëvizjen e parë në radhët e uniformave blu

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Proda firmos lëvizjen e parë në radhët e uniformave blu
Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur ndryshimin e ri  në radhët e uniformave blu.

Dhimitraq Ziu deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës është emëruar drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu.

Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri.

Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.

Lini një Përgjigje