
34-vjeçari nga Berati, Rodolf Hermari, i skeduar nga Britania si një nga bosët prostitucionit dhe pastrimit të parave, në Shqipëri gëzon i qetë një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, në emrin e familjarëve të tij, produkt i aktivitetit të dyshuar kriminal më Angli.
Hermari, dyshohet se drejton një grup kriminal bashkë me shtetasen rumune V. P në Britaninë e Madhe ku aktivitet kanë shfrytëzimin e prostitucionit dhe pastrimin e parave.
Hetimet rreth aktivitetit të dyshuar kriminal të Rodolf Hermarit kanë nisur dy vite më parë, pasi autoritetet angleze ndaluan në Dover një benz luksoz me 300 mijë paund. Benzi drejtohej nga një shqiptar, pjesë e grupit kriminal të Hermarit.
Hetimet zbuluan se paratë ishin të Rodolf Hermarit dhe bashkëshortes së tij rumune, e ndaluar disa herë nga policia britanike.
Në vitin 2023, autoritetet britanike arrestuan Rodolf Hermarin dhe bashkëshorten e tij rumune V. P., për pastrim parash. Paratë dyshohet se vinin nga shfrytëzimi i prostitucionit.
Sipas informacioneve që autoritetet britanike u kanë përcjellë autoriteteve shqiptare, Rodolf Hermari dyshohet se menaxhon një rrjet prostitucioni në qendër të Londrës prej 5 vitesh.
Një pjesë të parave produkt i aktivitetit kriminal dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Mes pasurive të paluajtshme rezulton edhe një lokal me vlerë qindra mijëra euro, të cilin Rudolf Hermari e ka në Tiranë, në emrin e babait të tij, Dalip Hermari.
Nuk ka ende asnjë informacion nëse drejtësia shqiptare ka nisur hetim pasuror për këtë shtetas dhe të afërmit e tij.
Lini një Përgjigje