TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2023, 15:20

Ministria e Brendshme kërkon shpalljen të paligjshme të tullumbaceve me azot

Shkruar nga Pamfleti

Ministria e Brendshme kërkon shpalljen të paligjshme të

Ministria e Brendshme ka kërkuar që tullumbacet me azot të shpallen të paligjshme.

Në një shkresë drejtuar Komisionit të Shëndetësisë, ministri Taulant Balla, shprehet se nga operacionet e fundit policore është vënë re shqetësimi për përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi të llojit N2O, azot dhe dyoksid karboni

Sipas ekspertëve të mjekësisë, thuhet më tej, këto lëndë sjellin probleme shëndetësore. Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope lind nevoja për përfshirjen e tyre në listën që i bashkangjitet ligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Pak kohë më parë policia ndërmori një aksion për ndalimin e tyre, por vetë ligji nuk e ndalon dhe është e pamundur të dënohen ata që i tregtojnë. Pritet që me ndryshimet ligjore të ketë dhe masa ndëshkuese.

Lini një Përgjigje