TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 19:49

Mbetjet toksike, Doçi tregon detaje: Një pjesë u përdorën si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik

Shkruar nga Pamfleti

Mbetjet toksike, Doçi tregon detaje: Një pjesë u

Gazetari Adriatik Doçi ka folur lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum.

Doçi tha se ka zbuluar fakte dhe prova këto ditë lidhur me aktivitetin e kësaj kompanie që daton që prej kohës kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha.

Ai tregoi se një pjesë e mbetjeve të Kurum, është përdorur për çakull si shtresë për të asfaltuar rrugën Elbasan-Cërrik, teksa shton se kjo dëshmohet edhe me analizën e asfaltit të kësaj rruge por edhe prej dëshmive të ndryshme të banorëve të asaj zone.

“Në Bazel është hapur një portal për trafikun e mjedisit. Denoncimi i parë që është bërë në këtë portal, është denoncimi për dy anije të cilët janë larguar me 800 ton mbetje nga Durrësi në një destinacion të pacaktuar. Tashmë kjo çështje, ky denoncim fsheh një ajsberg gjigand kriminal. Çarë ka ndodhur me mbetjet e Kurum nga 2003 kur ka nisur aktivitetin dhe deri më sot. Një informacion tregon një gjë shumë shqetësuese. Sipas këtij informacion tregon se një pjesë e mbetjeve të Kurum janë përdorur për çakull për të shtruar rrugën nga Elbasani në Cërrik.

Ftoj të bëjnë analizën e shtresës poshtë asfaltit. Dëshmitarët tregojnë se janë përdorur mbetjet për të shtruar rrugën. Besoj se është një veprimtari kriminale, e një grupi të organizuar kriminal. Edhe kompania Sokolaj, e kontraktuar nga Kurum nuk është një kompani sekondare, por ka historike që është futur në lojë 5 vitet e fundit. Në 2011 dhe deri në 2017 Kurum kishte në menaxhim terminalin e mbetjeve në Durrës. Iu hoq ky koncesion në 2017, shkoi në arbitrazh dhe ne fituam dhe befas nga 2017 deri më sot informacionet tregojnë se këto mbetje janë mbledhur për tu trafikuar në një rrugë të vetme. Sokolaj është shumë e rëndësishme, ka një aktivitet që shtrihet nga Kroacia deri në Durrës.

Është investuar dhe ka lidhje me segmente turke dhe me çështjet e biznesit mineral. Unë besoj dhe vlerësoj, sugjeroj që SPAK ta marrë këtë dosje. Me gjithë respektin për Prokurorinë e Durrësit, kjo dosje është për këllqet që ka SPAK. Kemi të bëjmë me një grup kriminal”, tha Doçi për "Report Tv".

Lini një Përgjigje