TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 18:37

U dhunua barbarisht nga motrat Berisha, flet i ati i Klea Prengës: Drejtësia të veprojë sa më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua barbarisht nga motrat Berisha, flet i ati i Klea Prengës:

Mhill Prenga, babai i Klea Prengës e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Berisha tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea.

Ai shtoi se vajza e tij nuk është gati të flasë lidhur me ngjarjen teksa tregoi se goditja e dhunshme me shishe nga motrat Berisha i ka prekur nervin e buzës së sipërme të cilën e ka të mpirë.

Mhill Prenga kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojnë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme. Kërkoj dhe drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel atë”, tha për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje